Vrasja e shkencëtarit iranian, ministri i Jashtëm drejton gishtin nga Izraeli: Veprim frikacakësh

schedule17:15 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:15 - 27 Nëntor, 2020

Ministri i Jashtëm iranian është shprehur se armiku i Iranit, Izraeli ka të ngjarë të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e shkencëtarit të shquar iranian Mohsen Fakhrizadeh të premten.

Megjithatë, ai nuk paraqiti asnjë provë për deklaratat e bëra në një postim në Twitter.

Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot. Ky akt prej frikacakësh, me indikacione serioze të rolit izraelit, tregon dëshpërimin për luftë të autorëve,” shkroi Mohammad Javad Zarif në Twitter.

Lexo edhe: A po përgatitet Izraeli për një sulm të beftë ndaj Iranit?

“Irani i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar – dhe veçanërisht BE – që t’i japin fund standardeve të tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojnë këtë akt të terrorit shtetëror.”

Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka komentuar ende vrasjen e shkencëtarit, tha një zyrtar nga zyra e Netanyahut. Pentagoni gjithashtu nuk pranoi të komentojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!