Gara për në Kushtetuese, KED përjashton 3 kandidatët: Kishin mangësi

schedule20:42 - 26 Nëntor, 2020

schedule 20:42 - 26 Nëntor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e sotme ka skualifikuar nga gara 3 kandidatë për 2 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Në vakancën e shpallur nga Presidenti Ilir Meta për vendin e Besnik Imerajt, ishin 3 kandidatë Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj, të cilët janë skualifikuar të tre. Ndërkohë që për vakancën e shpallur për vendin e Fatos Lulos, ishte sërish Ardita Buna (Alsula), që garonte e cila po ashtu është përjashtuar. “Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe të vakancës së shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre. Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë organet e emërtesës edhe se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse në referim të nenit 240 të ligjit 115/2016 dhe Vendimit nr.5 të KED, të datës 02.04.2019 (i ndryshuar)” deklaron KED. SHBA kërkon që gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda këtij viti, por që një gjë e tillë të ndodhë do të jetë shumë e vështirë./ db/Abcnews.al