Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët që ka shëtitur më së shumti nëpër klube të mëdha europiane. Hapat e parë i bëri te Ajax në Holandë, për të kaluar më pas te Juventus në vitin 2004 për 16 milionë euro.
Në një rrëfim të tij Ibra i rikthehet kohës së kaluar te “Zonja”. Ai tregon momentet e tij të para në Torino, mentalitetin e bardhezinjve, si dhe zbulon një prapaskenë në lidhje me gjendjen e qendrës stërvitore, të cilës dushet i nxirrnin ujë të nxehtë.
“Javën e parë te Juventus mendova: ‘Uau! Ky është klubi më i madh në botë’. Por qendra stërvitore ishte katastrofë. Një ditë po laheshim katër vetë njëherësh dhe në një moment uji nisi të tejnxehej.
Mendova: Kjo është absurde, jemi te Juventus. U ankova te Moggi (ish-drejtori sportiv) dhe ai më tha se nuk isha te Juventus për të kaluar mirë, por për të fituar. Këmbënguli të mos i harroj këto fjalë”, përfundoi Ibrahimovic.
Suedezi gjatë këtyre ditëve po rikuperohet pas një tërheqje të pësuar në ndeshjen me Napolit, ku ishte autor i dy golave. Mediet italiane raportojnë se suedezi kthehet pas dy javësh. /abcnews.al