12 herë “mbret” i Suedisë, Ibra: Nuk tërhiqem dot, luaj deri 50 vjeç

schedule11:17 - 25 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 25 Nëntor, 2020

Zlatan Ibrahimovic po kalon një rini të dytë te Milani. Kuqezinjtë janë përmirësuar shumë prej momentit që 39-vjeçari suedez nisi aventurën e dytë në Milanello.

Rezultate pozitive, vendi i parë në Serie A për ekipin e Piolit, teksa bomberi suedez kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë me 10 gola të realizuar në 6 ndeshje.

Së fundmi ka marrë vlerësimin e radhës nga vendlindja. Ibrahimovic është zgjedhur futbollisti më i mirë suedez i vitit, duke fituar këtë çmim për herë të 12-të në karrierë.

Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura.

Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe lideri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!