Klani mafioz kërcënoi Abazoviçin, i mandatuari për kryeministër: Të mbrohet urgjentisht

schedule23:37 - 24 Nëntor, 2020

schedule 23:37 - 24 Nëntor, 2020

Zdravko Krivokapiç, i cili është i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi ka reaguar pas kërcënimeve kundër Dritan Abazoviçit duke kërkuar që të vihet në mbrojtje urgjentisht.

Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut. Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë.

Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviçit, por edhe qytetarëve të tjerë të vendit tonë” deklaroi ai.

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić denoncoi sot se një klan mafioz kërcënoi Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!