Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Peshkopi-Maqellarë.
Abcnews.al mëson se në vendin e quajtur kthesa e Melanit, mjeti tip “Ford”, cili ka qenë duke lëvizur drejt Maqellarës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë rrëshqitja për shkak të ngricave si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Ky segment është i gjatë rreth 300 metra i cili për gjatë gjithë dimrit nuk preket nga rrezet e diellit, duke bërë që ngrica të jetë gjithnjë prezente, ndërsa bëhet burim për aksidente. g.v/abcnews.al