Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Thumanë. Një grua 57-vjeçare ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra.
Ndër të tjera policia bën me dije se përveç drejtuesit të Trajlerit, shtetasit , shtetasi B. L., është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit “Opel”, i cili ndodhet i plagosur në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.
LEXO EDHE: VIDEO/Aksident i rëndë në Thumanë, makina përfundoi nën kamion, humb jetën 40 vjeçarja
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital. Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në ditë më parë në aksin rrugor Thumanë –Krujë, ku një kamion u përplas me një makinë tip Opel, ku si pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes 39 vjeçarja F.G. e.su./abcnews.al