Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit të djeshëm, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit në Tiranë. Defa Kaloshi, nëna e shoferit të mjetit, Neki Kaloshi ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, në vendngjarje dje ka humbur jetën dhe pasagjeri tjetër në mjet, 68 vjeçari me inicialet Hidër Daci.
LEXO EDHE: Aksidenti i rëndë te Shkalla e Tujanit, kush janë viktimat dhe të plagosurit
Neki Kaloshi, i cili siç njoftoi policia është arrestuar ndërkohë që ndodhet ende në spital është hoxhë. Për aksidentin e rëndë me dy viktima ka reaguar edhe imami Ahmed Kalaja.
Në një postim në rrjete sociale ai shkruan mes të tjerash se Neki Kaloshi humbi në aksident nënën edhe komshiun e tij, ndërkohë që i ati i cili po ashtu ndodhej në mjet famirësisht ndodhet jashtë rrezikut.
Posimi nga Ahmed Kalaja:
Hoxha i nderuar edhe vëllai ynë Neki Kaloshi pas një aksidenti; humbi nënën e tij edhe komshiun e tij; ndërkohë që babai ka dalë nga rreziku për jetën.
Ai vetë është jasht çdo rreziku për jetën Elhamdulilah.
Bëni dua për nënën e tij!
Bëni dua për fqinjin e tij!
Bëni dua për familjen e tij!
Bëni dua për Nekiun ta kalojë këtë sprovë këtë hall me durim!