FOTO/ Dy të vdekur, kush janë viktimat e aksidentit te “Shkalla e Tujanit”

schedule09:47 - 23 Nëntor, 2020

schedule 09:47 - 23 Nëntor, 2020

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit të djeshëm, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit në Tiranë. Defa Kaloshi, nëna e shoferit të mjetit, Neki Kaloshi ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës.

Defha Kaloshi, viktime

Ajo ishte pasagjere në mjet. Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë të ditur se i ati, i cili po ashtu ishte në automjet ndodhet në spital dhe ka dalë nga rreziku për jetën.

Sakaq, policia ka arrestuar shoferin Neki Kaloshi. Mësohet se ky i fundit është ende në spital duke marrë trajtim për plagët e marra. Ndërkohë, në vendngjarje dje ka humbur jetën dhe pasagjeri tjetër në mjet, 68 vjeçari me inicialet Hidër Daci.

Hider Daci, viktime

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)’, njofton policia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!