“Ishte një udhëtim i çmendur”, ish-sulmuesi i Italisë tërhiqet nga futbolli

schedule17:39 - 21 Nëntor, 2020

schedule 17:39 - 21 Nëntor, 2020

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Giampaolo Pazzini, ka njoftuar pak minuta më parë tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. 36-vjeçari që ka luajtur me ekipe si Atalanta, Fiorentina,, Milan, Interi apo dhe me Levanten konfirmoi përmes një postimi në “Instagram” se ka ardhur koha për të varur këpucët në gozhdë.

“Përshëndetje futboll. Kanë kaluar mbi 30 vite që kur jemi takuar. Unë kam qenë fëmijë herën e parë që mbajta një top në duar dhe që nga atëherë ai është bërë për mua si një mik i pandashëm. Unë isha si të gjithë fëmijët e tjerë dhe kisha mijëra ëndrra në sirtar, duke shpresuar se një ditë do të bëhesha futbollist i Serie A. Pashë kampionët e mëdhenj në TV dhe me ta ëndërrova fanellën e kombëtares, magjinë e stadiumeve dhe të Champions League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giampaolo Pazzini (@pazzini)

Kurrë nuk e kisha menduar se një ditë e gjithë kjo do të bëhej realitet dhe falë jush mund të përjetoja kaq shumë emocione. Tani ka ardhur koha që unë të pushoj, mendoj se kjo është më e drejta. Fëmija brenda meje do të donte, por burri që jam bërë më thotë që t’i japë lamtumirë edhe pse do të më marë malli. Kështu që faleminderit për gjithçka. Ishte një udhëtim i çmendur”, përfundon Pazzini në shkrimin e tij krahas fotos. /abcnews.al