Flet trajneri i Skënderbeut, Daja: Të mbajmë nën kontroll Partizanin e Beogradit

schedule12:00 - 19 Tetor, 2017

schedule 12:00 - 19 Tetor, 2017

Tekniku i Skënderbeut është përpjekur ta mbajë skuadrën e tij larg tensionit, para ndeshjes së sotme me Partizanin e Beogradit ne Elbasan Arena. Ilir Daja gjithsesi tha se synon fitoren në këtë ndeshje të Europa Ligë.

 

Për Ilir Dajën fitorja ndaj partizanit të Beogradit do të ishte një superdhuratë e ekipit një ditë para ditëlindjes. Vetë tekniku në konferencën për shtyp tha se do të përpiqet të bëjë një lojë të kujdesshme

 

Do të kërkojmë të jemi pragmatistë dhe të marrim 3 pikët, por që të bëjmë këtë, duhet të komandojmë pjesën më të madhe të lojës dhe të mos i lejojmë kundërshtarët të ndërtojnë raste të rrezikshme.

 

Dajës i intereson vendi i dytë në grup dhe për këtë është përpjekur ta mbajë skuadrën larg tensionit që është i pashmangshëm para një ndeshjeje të tillë.

 

“Ka një lloj tensioni të jashtëm, por ne kemi gjithë javën që e përgatitim ekipin për ta shmangur këtë dhe për t’u përqëndruar te loja. Mbështetjen e publikut duhet ta shpërblejmë vetëm në fushën e lojës, duke fituar takimin, pa menduar për gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me sportin”.

 

 

Nga ana tjetër trajneri i Partizanit të Beogradit Miroslav Dukic tha se nuk i druhet atmosferës që do të krijohet në elbasan arena por skënderbeut si një skuadër e forte.

 

Miroslav Đukić/ Trajner i Partizanit: “Skenderbeu është një ekip agresiv. Luajnë lojë sulmuese dhe janë të fortë në mbrojtje. Do perpiqemi per rezultat pozotiv por luajme kunder nje ekipi që kryeson kampionatin. Ne gjithnjë futemi në fushë për fitore por barazimi nuk eshte deshtim sepse skenderbeu është ekip i forte”.

 

Partizani i Beogradit ka zhvilluar edhe stërvitjen e zakonshme para ndeshjes, në stadiumin Selman Stërmasi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!