25 vjet më parë marrëveshja e “Dayton” i dha fund luftës në Bosnje, rajoni përsëri në tension

schedule11:57 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 21 Nëntor, 2020

Hijet e një të kaluare të errët rikthehen sërish në Bosnje e Hercegovinë teksa liderët nacionalistë vazhdojnë të ushqejnë përçarjet etnike.

Kanë kaluar 25 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjetësuan marrëveshjen për paqe që i dha fund luftës mes Bosnjes, Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë.

Ata që mbajnë mend atë ferr, ish armiqtë, tashmë i dedikojnë jetën predikimit për pajtim.

“E ardhmja është tek të rinjtë. Duhet t’i bëjmë të kuptojnë në mënyrë që të mos përsërisin gabimet tona. Nëse kam përjetuar diçka të shëmtuar, pse duhet të shtyjë fëmijën tim apo ndonjë fëmijë tjetër që të jetojë sërish atë ferr?”.

Në Sarajevë, qitësit qëllonin mbi njerëzit që dilnin për të blerë ushqime

Dhe Janko Samukoviç është një ish ushtar serb i cili mendon  se njerëzit duhet të punojnë më shumë se bashku

“Do më pëlqente që njerëzit të bashkëpunonin. Mendoj se njerëzit nuk e kanë problem të jetojnë dhe të qëndrojnë së bashku. Nëse e bëjmë atëherë do të sillnim një ndryshim për të gjithë në vend.”

Ajo luftë e pamëshirshme u mbyll me marrëveshjet për paqe në Dejton, Ohajo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshje që i dhanë fund katër vjet gjakderdhjeje në Ballkan.

Ishte pikërisht në Deyton që ish presidenti serb Sllobodan Milosheviç, ish presidenti boshnjak Alija Izetbegoviç dhe ish presidenti kroat Tudxhman, shtrënguan duart.

Dhe tashmë janë të shumtë ata që mendojnë se qetësia mund të ulet sërish këmbëkryq në Bosnje e Hercegovinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!