Nga Tonny Rennell, Daily Mail
Gjatë fillimit të verës së vitit 1941, një nga komisarët e Stalinit i shkroi udhëheqësit sovjetik duke e paralajmëruar se ‘një burim’ i kishte thënë që avionët gjermanë ishin në gatishmëri për të sulmuar Rusinë, duke prishur papritur paktin e paqes me regjimin nazist.
Stalini jo vetëm që nuk pranoi të besonte personin që e kishte informuar, por u zemërua aq shumë për faktin se marrëveshja e tij e çmuar me Hitlerin do të merrte fund.
Si përgjigje, ai shkroi në një shënim: ‘Thuaj “burimit” tënd të shkojë në dreq.’ Pesë ditë më vonë, ushtria e Hitlerit kaloi kufirin dhe operacioni Barbarossa, që synonte të zhdukte Bashkimin Sovjetik, sapo kishte filluar.
Nga kjo mësojmë dy gjëra. Së pari, ishte Stalini ai që ishte mashtruar nga Hitleri për të rënë dakord (dy vite më parë) për marrëveshjen e paqes midis dy superfuqive rivale, pavarësisht humnerës ideologjike midis tyre.
Stalini mendoi se do të zgjaste; Hitleri kurrë nuk kishte ndonjë qëllim të tillë. Edhe kur operacioni Barbarossa sapo kishte nisur, Stalini u step nga informacioni që kishte marrë dhe dhe nuk pranoi të besonte se ishte mashtruar.
Gjëja e dytë që mësojmë është rreth karakterit shumë të ndryshëm të dy udhëheqësve. Sipas historianit të shquar Laurence Rees në librin e tij të fundit, ai theksoi faktin se fjalët aq të ashpra të Stalinit nuk do të dilnin kurrë nga goja e Hitlerit.
“Karakteri i Hitlerit nuk do ta kishte lejuar atë të përdorte fjalor rruge,’ shkruan Rees.
Stalini ishte një person i cili nuk kishte as staturën e një udhëheqësi dhe pinte shumë, me dhëmbë të prishur dhe mustaqe me një model të çuditshëm.
Por të dy burrat kishin shumë gjëra të përbashkëta: indiferenca ndaj vuajtjeve, siguria për të arritur qëllimet në jetë, vetmia (as nuk kishin një të besuar ) dhe urrejtja ndaj krishterimit, transmeton abcnesws.al
Të dy mohuan fjalën e lirë dhe sulmuan të drejtat e njeriut. Të dy arritën të bindnin popullin e tyre se ishin të pagabueshëm. Mbi të gjitha, të dy ishin të pamëshirshëm pavarësisht shumë qëllimeve të tyre të ndryshme ideologjike.
Të dy besuan se arritja e qëllimeve të tyre justifikonte vuajtjet më të tmerrshme.
Kështu, në shtator 1941, në një luginë jashtë Kievit, 33,000 hebrenj u detyruan nga nazistët të zhvisheshin lakuriq dhe të shtriheshin mbi kufomat aty pranë dhe më pas u vranë. Ishte diçka e paimagjinueshme, megjithatë ishte vetëm fillimi.
Sa për Stalinin, midis atyre mbi të cilët ai nxori inatin e tij ishin Kalmyks, një popull i lashtë Mongol, e gjithë popullsia e të cilëve u gjurmua në 1943 dhe u dëbua në shkretëtirat e Siberisë. Mijëra vdiqën.
Të dy tiranët ishin përbindësha, megjithatë personalitetet e tyre dhe mënyra se si ata vepronin ishin të ndryshme. Hitleri ishte një njeri me vizion – megjithëse vizioni ishte një vizion i deformuar.
Ai kishte një efekt karizmatik tek njerëzit. ‘Gjithçka i vinte nga zemra,’ kujton një nga rojet e tij të besuar, Hans Frank.
‘Unë isha i bindur se vetëm ai kishte në dorë fatin e Gjermanisë, përmes guximit, besimit, gatishmërisë për të vepruar dhe përkushtimit ndaj një qëllimi të madh.’
Hilteri shpëtoi Gjermaninë në vitet 1930 dhe nga disfata e vitit 1918 dhe e shndërroi këtë në diçka pozitive.
Ky ishte stili i tij unik.
‘Në momente të rëndësishme, ai thjesht njoftonte nëpunësit e tij atë që kishte vendosur.
Ndërsa Stalini ishte një personalit pa karizëm. Jo orator, ai ushtroi pushtetin përmes partisë së plotfuqishme komuniste. Ai ishte i fortë, i heshtur, i linte të tjerët të flisnin dhe më pas përpunonte ato çfarë të tjerët kishin thënë.
Ai ishte, sipas Rees, ‘një dëgjues dhe një vëzhgues edhe më agresiv’, sytë e tij ishin të mërzitshëm për ata që ishin përreth tij, ai kërkonte të gjente dobësitë e tyre, dhe mbi të gjitha, çdo aludim të mundshëm pabesie.
Askush nuk guxonte të kundërshtonte vendimet e tij nga frika e pasojave brutale – denoncimi, turpi, vdekja. Paranoja e tij ishte konstante – ndryshe nga Hitleri, i cili tentonte t’u besonte njerëzve derisa të vërtetonin të kundërtën, transmeton abcnews.al
Për Stalinin, prova nuk ishte e nevojshme; dyshimi ishte i mjaftueshëm.
Megjithatë, këta dy individë shumë të ndryshëm kryen shumë krime të tmerrshme të ngjashme kundër njerëzimit që i tejkalon edhe imagjinata. Është e kotë të përpiqesh të gjykosh ekuilibrin moral mes tyre.
Rees llogariti që Stalini ka vrarë të paktën 13 milion viktima: ata që vdiqën nga spastrimi etnik, nga uria në vende të tilla si Ukraina, ose si të burgosur politikë.
Shifra ekuivalente e Rees për regjimin e Hitlerit është shumë më e lartë – 20 milion viktima, nga të cilat gjashtë milion hebrenj, viktima të Holokaustit.
Është në favor të Stalinit gjithashtu, që fabrikat e shfarosjes së Auschwitz dhe Treblinka, të projektuara për të fshirë një grup të tërë njerëzish, nuk ishin të lidhura me Bashkimin Sovjetik – megjithëse krimet e Stalinit vazhduan për më gjatë, të maskuar nga fitorja në Luftën e Dytë Botërore.
Fituesi jo vetëm që i merr të gjitha, por mund të kontrollojë historinë. Rezultati është që, megjithëse Hitleri është cilësuar si më i pamëshirshmi, Stalini kryesisht i ka shpëtuar nivelit të plotë të censurës që meriton.
Aq sa ai nderohet ende në Rusinë e shekullit 21-të. Sipas një sondazhi, 70 përqind i miratojnë veprimet e tij dhe pjesa tjetër e quan figurën më të shquar në historinë botërore.
Pra, ishte njëri nga tiranët më i keq se tjetri?
Dallimi kryesor midis Hitlerit dhe Stalinit janë mustaqet. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al