Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëzuar akuzat e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me hetimet pas luftës në Kosovë.
Basha është shprehur se kasetën e masakrës së Krushës së Madhe për të cilën akuzohet se e ka fshehur është marrë nga BBC, duke cituar deklaratën e ish-deputetit të PS, Dashamir Peza, i cili asokohe ishte përkthyes i rrjetit televiziv britanik.
Po ashtu kryedemokrati ka deklaruar në “Opinion” se asnjëherë nuk është takuar me dëshmitarin Milaim Bellanica.
“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, apo BBC, në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij.
Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore. Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”. Deklaroi Basha. g.v/abcnews.al