Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i Shoqatës së Transportit publik “përmbys” protokollin: Nuk infektohesh duke u dyndur në urban

schedule19:41 - 19 Nëntor, 2020

schedule 19:41 - 19 Nëntor, 2020

Kreu i Shoqatës së transportit Publik Dashnor Memaj e “përkthen” dyndjen e qytetarëve në autobusët e Tiranës në përgjegjësi individuale të vetë pasagjerëve. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Memaj mbështeti këtë “normalitet” në një studim që sipas tij thotë se vetëm 0.2% e infektimeve me Covid-19 e kanë burimin në linjat e transportit urban.

“Kemi vështirësi ekonomike. Protokollet nga pjesa më e madhe po respektohen. Është e këshillueshme të ruhet një farë distance. Sipas studimeve ndërkombëtarë, vetëm 0.2% vijnë nga transporti urban. Transporti urban është shumë i sigurtë.  Nuk dua të mbroj sektorin e transportit publik por nga studimet ndërkombëtare nuk është një vatër infeksioni sepse vetëm 0.2% është risku i infeksionit. Pasagjerët janë të detyruar të mbajnë maskë, distancë. Eleminohet edhe komunikimi për shkak se udhëtarët nuk njihen me njëri tjetrin”, u shpreh ai.

Memaj deklaroi se nuk është detyra e punonjësve të Transportit Urban të ruajë distancën apo t’u heqë vërejtje qytetarëve pa maskë, ndërsa vuri theksin se ora e re policore ka shtuar edhe më tej fluksin në disa fasha orare të caktuara. Për Memajn në urbane janë plotësuar të gjitha masat e nevojshme, nga udhëzuesit e afishuar e deri te dezinfektantët për pasagjerët.

“Ne nuk jemi as bodygard, as policë. Në transportin qytetas kërkohet vetëm ruajtja e distancës. Kufizimi i orareve ka rënduar fluksin në këto linja. Ka edhe dezinfektantë në autobusa.  Nuk po kërkojmë më shumë se sa i takon subjekteve. Masat po zbatohen të gjitha. Pjesa më e madhe kanë dezinfektantë, tabela informuese

Që kur ka hyrë ora policore ishim mjaft të shqetësuar sepse grupi i ekspertëve nuk e di çfarë logjike ka ndjekur sepse disa orare janë shtyrë duke krijuar fluks. Unë para se të vija në emision m’u desh të dilja një orë përpara dhe autobusi urban ishte pas meje në trafik të jashtëzakonshëm”, deklaroi Memaj.

Ai shtoi se premtimet e qeverisë për faljen e taksave vendore nuk është mbajtur pasi sektori i transportit urban i ka paguar të gjitha detyrimet bashkë me kamat-vonesat.

“Ne kemi bërë protestë në periudhën e qershorit dhe asnjë nga kërkesat nuk u morën parasysh. Premtimet për faljen e taksave vendore nuk është mbajtur. I kemi paguar edhe me kamatvonesa.  Jemi një sektor që nuk kërkojmë lëmoshë por të drejtën që na është mohuar prej kohësh. Edhe Kosova që ka një buxhet shumë të më vogël se ne transporti është falas për qytetarët.

Kufizimi i fundit na e rëndoi situatën në cilën jemi. Është e pamundur që në transportin urban të ruhet distanca 1.5 metra. Në transporti ndër-qytetas këshillohet qytetari të ruajë distancën. Policia është ajo që duhet të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin masat sipas aktit normativ

Protokolli ka ndryshuar nga Bashkia e Tiranës. Në qoftë se një qytetar nuk vë maskën ndëshkimi bie mbi qytetarin. Ne zbatojmë 100% masat e dala për subjektet e transportit. Ne i kemi udhëzimet dhe po i zbatojmë. Pjesa e qytetarëve nëse vënë maskën apo ruajnë distancën është pjesë tjetër”, përmbylli Memaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!