Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adriatik Llallës i hiqet sekuestroja ndaj pasurive

schedule15:53 - 19 Nëntor, 2020

schedule 15:53 - 19 Nëntor, 2020

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-drejtuesi i institucionit të Akuzës do të gjykohet për akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë” 3 herë, ndërkohe që më herët SPAK-u nuk gjeti asnjë provë për dyshimet fillestare mbi “korrupsion dhe pastrim parash”.

Ndërkohë qe ka vendosur kalimin e çështjes në gjyq, gjyqtarja ka hequr edhe sekuestron e pasurive të Llallës, të cilat, siç rezulton, janë mbajtur të bllokuara në mënyrë të paligjshme për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Në seancën e sotme, avokati mbrojtes i Llallës, Sokol Hazizaj, ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nga ana e prokurorisë SPAK nuk ekziston asnjë prove që ta ngarkojë me përgjegjësi penale.

Për avokatin Hazizaj, vendimi për të kaluar rastin për gjykim dëshmon se ka qenë i paragjykuar.

Tashmë, pas këtij vendimi, pritet që Gjykata Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit të caktojë trupën gjykuese, që do të marrë në shqyrtim rastin “Llalla”.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!