Eksplozivi i vendosur mbrëmjen e sotme në afërsi të një lokali në Shkodër duket se është hakmarrje ndaj pronarit të këtij biznesi. Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja e ndodhur në afërsi të drejtorisë së Policisë së Shkodrës dyshohet se ka lidhje me një plagosje që pronari i lokalit Aleks Fojleta ka bërë disa vite më parë.
Në momentin e ngjarjes brenda në lokal ka pasur disa persona të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime pasi lënda plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Deri më tani janë shoqëruar katër persona të dyshuar si të përfshirë ose që kanë dijeni për ngjarjen./mv.abcnews.al

