Këshilltari i kryetarit të PDK: Shtëpia e Verdhë nuk ekziston më në aktakuza, Rama ska pse e rikthen

schedule21:40 - 18 Nëntor, 2020

schedule 21:40 - 18 Nëntor, 2020

Këshilltari i kryetarit të PDK, Adri Nurellari në një intervistë për Radar në ABC ka folur në lidhje me situatën më të fundit në Kosovë ku një pjesë e ish zyrtarëve ndodhen në Hagë .

Nurellari në fjalën e tij me gazetaren Jonida Shehu u shpreh se politika shqiptare ka shumë rol në trajtimin e ngjarjeve të fundit të Kosovës.

Sipas tij të dy kryeministrat e fundit shqiptar, Berisha dhe ai aktual Rama nuk kanë luajtur si duhet rolin e tyre sa i përket Kosovës.

Ai ka theksuar se kryeministri Rama nuk duket ta përmendë më Shtëpinë e Verdhë ajo është një çështje që nuk ekziston më.

Në Kosovë ka një pakënaqësi për instrumentalizimin për një çështje të tillë siç është njollosja e luftës tonë dhe vënia para gjyqit me akuza të rreme liderit tanë në këto situata Kosova ka më shumë nevojë për solidaritet dhe mirëkuptim. Këto janë momentet kur Kosova është me e goditur dhe përpjekja shumëvjeçare e Rusisë dhe Serbisë për të njollosur UÇK. Kjo situatë kërkon më shumë vetëpërmbajtje. Të dy kryeministrat shqiptarë Berisha dhe Rama që është kryeministri aktual duhet të tregon më shumë mirëkuptim pasi Kosova lidhet drejtpërdrejt me  çështjen kombëtare.

Më duket e pavend që kryeministri Rama përmend në Twitter shtëpinë e verdhë që nuk përmendët më as në aktakuzat e mëparshme dhe as nga ato që e shpikën, pasi s’ka më asnjë provë ndaj s’ka arsye që Rama ta ripërmendë. E njëjta gjë thuhet dhe për manipulimet banale për ngjarjen e dytë më të madhe në Kosovë masakra e Krushës”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!