Si të gjeni sërish dashurinë, pas një ndarje!

schedule21:32 - 18 Nëntor, 2020

schedule 21:32 - 18 Nëntor, 2020

Ndarja është një nga gjërat më të vështira që kalon njeriu në jetë. Duhet të kalojë shumë kohë, që ju të rimerrni veten pas një marrëdhënie të dështuar. Mënyra e vetme  është t’i lejoni sërish vetes të dashuroni. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa hapa si ta gjeni sërish dashurinë, pas ndarjes.

Lejoni veten të jeni sërish të prekshëm

Mund të jetë e vështirë të hapesh përsëri, kur e di që pasojat mund të jenë shkatërruese. Por, duke rrëzuar muret tuaja, i jepni vetes një mundësi për të takuar dikë që vërtetë do t’ju dojë.

Lëreni të shkuarën pas krahësve, por mësoni nga ajo

Pas çdo marrëdhëne të dështuar është e rëndësishme të mësoni prej saj, por për të vazhduar përpara, ju duhet ta lini pas të shkuarën e trishtë.

Jini të sinqertë në lidhje me shqetësimet tuaja

Në një lidhje të re, është e rëndësishme të tregoheni të hapur për atë që keni kaluar. Ju duhet të shprehni shqetësimet tuaja dhe të flisni për ato që ju nevojiten në një marrëdhënie.

Lini pas çdo pakënaqësi

Jo të gjithë meshkujt janë njësoj.  Nëse jeni lënduar më parë, nuk do të thotë se edhe një njeri tjetër do ju bëjë të njëjtën gjë. Mundohuni të keni një këndvështrim pozitiv kur hyni në një territor të ri.

Binduni që e meritoni dashurinë

Mos e fajësoni veten për marrëdhëniet e dështuara, por thojni gjithmonë vetes; “unë e meritoj të më duan”./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!