Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar ekipin kuq e zi për fitoren ndaj Bjellorusisë, me rezultatin 3-2 në Air Albania.
“Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak!” shkruan Presidenti.
Ndër të tjera kreu i shtetit në postimin e tij, ndërsa nuk e ka kursyer edhe vlerësimin për autorin e dy golave që nderuan Shqipërinë sot.
Sokol Cikalleshi shëroi dy gola për Shqipërinë, në një minutën e 20 dhe një në minutën e 27, kjo e fundit penallti.
“Cikalleshi është i paparë. Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë!” shkruan ai./abcnews.al
Posted by Ilir Meta on E mërkurë, 18 Nëntor 2020