Finalja me Bjellorusinë, Reja zgjedh “luftëtarët” kuqezi të kombëtares

schedule14:29 - 18 Nëntor, 2020

schedule 14:29 - 18 Nëntor, 2020

Shqipëria (8 pikë) luan sot (16:00) finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës presin Bjellorusinë (10 pikë) në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, teksa trajneri italian i kombëtares ka vendosur për “luftëtarët” që do e nisin ndeshjen e sotme si titullarë. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.

Ashtu siç pritej, Qazim Laçi do të jetë zëvendësuesi i “pitbullit” Abrashi, teksa Albi Doka do të zërë vendin e Hysajt. Myrto Uzuni ka përfunduar në stol, teksa si titullar do ta nisë Hysen Memolla. Sulmi nuk ndryshon dhe dyshja Manaj-Cikalleshi kanë detyrim shënimin e golave. /abcnews.al

Rreshtimi i SHQIPËRISË
Skema (3-5-2): Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Veseli – Doka, Gjasula, Laçi, Memushaj, Memolla – Manaj, Cikalleshi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!