Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1 milion €, dilema për titullarët dhe shumë uri: Dita e Shqipërisë së Edi Rejës

schedule08:17 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 18 Nëntor, 2020

Finale për 1.125 milion euro dhe për t’u ngjitur në Ligën B. Shqipëria e trajnerit Edy Reja do të zbresë në fushë prej orës 16:00 në “Air Albania Stadium” dhe objektivi është vetëm fitorja kundër Bjellorusisë. Kështu do të merrnin vendin e parë dhe më pas do tentonin edhe fitimin e Ligës C.

Gjërat nuk është se kanë shkuar shumë mirë për Shqipërinë këtë periudhë, pasi një ditë më parë planet e trajnerit Reja janë prishur disi. Elseid Hysaj ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe tani tekniku italian duhet të gjejë një zgjidhje me mbrojtjen.

Çepele në qendër dhe Veseli në të djathtë, ose Doka në vend të Hysajt. Këto janë opsionet, ndërkohë që pjesa tjetër e prapavijës do të jetë e njëjta, me Ismajlin e Gjimshitin titullarë, kurse Uzuni përgjegjës për linjën e majtë.

Mungon edhe Amir Abrashi, i pezulluar me kartonë. Memushaj pritet të luajë sërish nga fillimi, ndërkohë që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Gjasulën. Një mes Kallakut e Laçit plotëson treshen e mesfushës, kurse në sulm Cikalleshi e Manaj duken të paprekshëm.

SHQIPËRIA, rreshtimet e mundshme
Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Çepele – Veseli, Gjasula, Kallaku (Laçi), Memushaj, Uzuni – Manaj, Cikalleshi
Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Veseli – Doka, Gjasula, Kallaku (Laçi), Memushaj, Uzuni – Manaj, Cikalleshi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!