Jeni mbipeshë? Mësoni kur është koha më e përshtatshme për të ecur

schedule08:00 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:00 - 18 Nëntor, 2020

Sipas ekspertëve, ecja në cdo orë të ditës i bën mirë shëndetit fizik por edhe atij mendor.

Megjithatë, ecja pas një vakti është shumë e mirë sepse ajo ndihmon në nxjerrjen nga organizmi të sheqerit të tepërt dhe vë në punë indet e muskujve.

Mirëmbajtja e niveleve të sheqerit në gjak është tejet e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular dhe rrjedhimisht kundër mbiepshës.

Ecja pas vakteve ofron dy të mira thelbësore për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore : rrit intensitetin e djegies së kalorive dhe e inkurajon trupin të përdorë yndyrën e tepërt si burim energjie dhe së dyti, mirëmban nivele te sheqerit në gjak dhe largon barrën e pankreasit në sekretimin e insulinës.

Sipas studimeve që disponon agroweb.org njeriu mund të kryejë 30 minuta ecje të shpejtë për pesë ditë në javë ose të ecin nga 10 minuta disa herë në ditë.

Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë.

Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët. l.k/abcnews.al