U21/ Bylisi pa rivalë, Kukësi triumfon me “poker”! Tirana “fal” Laçin

schedule15:58 - 17 Nëntor, 2020

schedule 15:58 - 17 Nëntor, 2020

Bylisi e ka marrë seriozisht kampionatin e 21-vjeçarëve. Ballshiotët kanë marrë fitoren e dytë radhazi dhe këtë herë kanë mposhtur Apoloninë me rezultatin e ngushtë 0-1. Të dyja ekipit aktivizuan edhe lojtarë të ekipit të parë. Nigeriani Anthony Beji ishte ai që shënoi që në minutën e 18-të dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Një javë më parë Bylisi kishte mposhtur Tiranën, ekip që sot çoi dëm avantazhin e dy golave kundër Laçit. Bardheblutë realizuan që në fillim me Eldis Krajën, ndërsa kurbinasit më pas realizuan me Prengën dhe Deliun për të shmangur humbjen.

Turbina ka debutuar në kampionatin e 21-vjeçarëve, duke u mposhtur me rezultatin 1-4 nga Kukësi. Sallaku realizoi për cërrikasit, ndërsa verilindorët u kundërpërgjigjën me Hajderaj, Ziaj, Osma dhe Peposhi.

Dinamo i është gëzuar fitores së parë. Blutë e kryeqytetit kaluan me sukses Teutën me gol të Klaudio Hyseni. Ditën e sotme u zhvillua edhe një derbi, mes Football Republic dhe Akademia e Futbollit, që u mbyll me rezultatin 3-1. Interesante ishte edhe përballja mes Vllaznisë dhe Shënkollit, që u mbyll në barazim pa gola. /abcnews.al

 

Rezultatet e javes se dyte

 

Renditja pas javes se dyte