Ndoshta fëmija juaj ka filluar të kërkojë me këmbëngulje t’i blini një celular, sepse edhe disa nga shokët e tij të klasës e kanë një të tillë. Pyetja që shpesh prindërit i bëjnë vetes është nëse do të duhet t’jua përmbushin këtë dëshirë fëmijëve të tyre, veçanërisht nëse janë në moshën 10 ose 11 vjeç.
Sipas ekspertëve, një fëmijë nën 13 apo edhe 12 vjeç nuk duhet të ketë celularin e tij. Sipas studimeve të fundit, ai nuk duhet ta përdorë fare telefonin nëse nuk ka mbushur moshën 8 vjeç. Edhe pse përdorimi i telefonit celular tek fëmijët pak më të mëdhenj nuk është i nevojshëm, nëse dëshironi ose keni blerë pajisjen për fëmijën, përdorimi i saj duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
Herë pas here dhe në kushte të veçanta, mund të përdoret për një kohë të kufizuar. Mbi të gjitha, telefonat celularë krijojnë varësi dhe mund ta shkëpusin fëmijën nga mësimet. Për këtë arsye, është e nevojshme t’i shpjegohet fëmijës të gjitha kushtet e përdorimit të tij, të theksohen rreziqet e fshehura dhe të sqarohet se është një mjet komunikimi dhe jo një lojë. /abcnews.al