Më i fuqishmi i këtij viti, “Iota” i afrohet brigjeve të Atlantikut

schedule14:06 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:06 - 17 Nëntor, 2020

Uragani Iota ka bërë ndalesën e tij të fundit në Nikaragua dy javë pasi një tjetër stuhi shkatërruese goditi vendin, raporton BBC

Qendra për Uraganet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NHC) saktësoi se stuhia kaloi nëpër breg pasditen e së hënës. Ai mori fuqi në det duke u ngritur në kategorinë e pestë të stuhive para se të prekte tokën, me erë që arrinte shpejtësinë e 260 kilometrave në orë.

Në momentit që goditi Nikaraguan u dobësua në kategorinë e katërt, por pavarësisht kësaj autoritetet paralajmërojnë se mbetet shumë i rrezikshëm.

Agjencia paralajmëroi për erëra katastrofike, stuhi vdekjeprurëse, dhe reshje të dendura, në përditësimet e fundit.

Presidenti i Honduras fqinje, Huan Orlando Hernandez paralajmëroi se po i afroheshin një bombe.

Iota është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit, dhe vetëm i dyti në muajin nëntor që ka mbërritur kategorinë pesë – i fundit i tillë është regjistruar në vitin 1932.

Sezoni i sivjetshëm i uraganeve të Atlantikut ka thyer rekordin e numrit të stuhive që kanë një emër. Për herën e dytë, sipas të dhënave të regjistruara, zyrtarët janë të detyruar të përdorin gërmat e alfabetit grek për të emëruar stuhitë.

Honduras, Guatemala dhe Nikaragua kanë evakuuar banorët që jetojnë në zonat më të rrezikuara dhe pranë lumenjve në rajonin bregdetar në Atlantik, ku pritet që të godasë Iota.

 

Para se të mbërrijë në Amerikën Qendrore stuhia lëvizi në ishullin e Kolumbisë të Providencës në Karaibe, duke shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike, transmeton abcnews.al

Presidenti i vendit Iván Duque tha se providenca u shpreh se vendi mund të ishte goditur dhe më keq nga stuhia, si dhe theksoi se në zonë ka shumë pak mundësi komunikimi për shkak të dëmeve materiale të shkaktuara.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një person ka humbur jetën në ishull, si pasojë e motit të keq.

Pasojat e reshjeve mund të jenë shkatërruese në zonat që u goditën dy javë më parë nga uragani Eta. Qendra Kombëtare për Urahanët bëri të ditur se Iota preku tokë vetëm 15 milje në jug të zonës që u prek nga stuhia në 3 nëntor.

Eta shkaktoi të paktën 200 viktima. Zona më e goditur në qendër të Guatemalës, është rajoni i Alta Verapaz, ku rrëshqitjet e dheut varrosën dhjetëra shtëpi në fshatin e Quejá, dhe duke shkaktuar të paktën 100 viktima dhe disa të zhdukur.

Gjithashtu të paktën 50 viktima të tjera janë raportuar në zona të tjera të Guatemalës. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!