Christian Eriksen dhe Interi nuk janë “martesa” ideale dhe ndarja nuk është aspak larg. Mesfushori dhe Conte nuk kanë arritur ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe danezi nuk ka arritur të rikthehet në nivelet kur luante në Premier League te Tottneham.
Mediet italiane janë të sigurta se Eriksen do të largohet nga Interi, madje zbulojnë edhe lëvizjet për në merkaton e janarit. Corriere dello Sport raporton se Arsenal ka propozuar shkëmbimin e Eriksen me një shqiptar.
Granit Xhaka mësohet t’i jetë ofruar Marottas e Contes në shkëmbim të yllit danez. Kapiteni i Zvicrës është një ide tunduese për Interin, pasi grinta dhe tiparet e tij mund t’i përshtaten lehtë skemës 3-5-2 të zikaltërve. Në janar pritet të ketë lëvizje më konkrete për këtë operacion. /abcnews.al