Personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë më të rrezikuar për tu infektuar nga Covid-19.
Kjo çështje është trajtuar mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘ABC e Shëndetit’, ku mjekja e njohur e Spitalit Amerikan Albana Daka, kardiologu Indrit Temali dhe epidemiologu Ali Alimehmeti, kanë këshilluar që këta persona duhen të kenë kujdes të vazhdueshëm.
Sipas bluzave të bardha, ky grup nuk duhet të ndërpresë mjekimet, pasi në këtë mënyrë shancet për t’u infektuar nga Covidi ulen.
“Nga studimet është zbuluar që shumica e pacientëve që kanë kaluar covidin kishin hipertension. Ai ka disa çështje, e para është që virusi shkakton një inflamacion të enëve të gjakut. Megjithatë rekomandimet e organizatave janë të vazhdohen me mjekimet, pasi këto mund të ulin problemet me sëmundjet e zemrës.
Si rrjedhe logjike pacientët që janë me problem të zemrës vihen në një stres më të madh dhe janë shumë më të rrezikuar. Po ashtu edhe pacientët me leucemi janë gjithashtu shumë të rrezikuar. Në qoftë seti ke një jetë në lëvizje, atëherë i ke më të paktat mundësitë për t’u infektuar.
Tani dihet që Covidi në disa raste prek direkt zemrën, mund të nxisë edhe aritmi dhe pasojat mund të jenë fatale. Në disa raste virusi mund të shkaktojë edhe trompozë”, u shpreh kardiologu Temali.
“Të gjitha të dhënat japin që hipertesioni ndikon. Nga rastet në Itali është vërtetuar kjo. Për sa i përket hospitalizimit situata nuk është shumë e qartë pasi hospitalizohen dhe ata që nuk janë në rrezik. Ama ajo që duhet të themi se 94. 2% e personave janë asimoptomatikë dhe e kalojnë virusin në këmbë. Italia po e thotë qartë që po rritet numri i personave pa shenja ose që e kalojnë lehtë. Po e marr shembull, Italinë se i ka rastet e publikuara,po edhe nga që jemi shumë afër edhe i marrim për shembull për çdo gjë. Po ta shohim edhe ne kemi një trajektore shumë të ngjashme, po në mom e diagnostifikimit si janë, pa shenja, apo në këmbë.
Ilaçet që përdoren për tensionin nuk rëndojnë gjendjen, përkundrazi lehtësojnë. Mesazhi është i qartë që trajtimi i hipertensionit duhet të vazhdojë”, tha Alimehmeti. l.k/abcnews.al