Tahiri: Uzuni të merret me ofensivën, na nderoi Abrashi. Sulmi? Shumë individualistë

schedule23:57 - 16 Nëntor, 2020

schedule 23:57 - 16 Nëntor, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e ekipit të “Pressing” në ABC, analizon fitoren e Shqipërisë, duke deklaruar edhe se çfarë nuk i pëlqeu në ndeshjen e kombëtares kuqezi.

Ne ishim favoritë në këtë grup, ashtu duhet të silleshim. Oshilacione ka shumë, por dje nuk pashë as ritëm tek ekipi ynë. Kemi probleme edhe në sulm. Skuadra është pa ritëm dhe nuk kishim mbivendosje në sulm në qarkullimin topit.

Trajneri tha të vërtetën. E tha edhe vetë, që futa dy lojtarë të mirë teknikisht, por jo të fortë në aspektin fizik, duke na krijuar hapësira pas. Uzuni nuk mund t’i bëjë të dyja fazat, është për anën sulmuese edhe është një nga lojtarët më në formë.

Do kishim probleme në mesin e fushës nëse Abrashi nuk do luante me atë grintë që luajti. Mbrojtja? 2-3 herë që Kazakistani na sulmoi rrezikshëm, mbrojtja u ça në qendër. Problemi tjetër është ky, kemi dy lojtarë shumë të mirë sulmues, por janë individualistë, sidomos Manaj.

Rey duhet të heqë dorë nga loja individuale, e bëri edhe me Turqinë këtë gjë. Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë në sulm, ne vazhdojmë luajmë me këta të dy. Nuk duhet t’i diskutojmë këta kundërshtarë“, theksoi Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!