Nga Dior, Chromat, te Chloé dhe Valentino, eyeliner me bisht me vija grafike dhe forma gjeometrike mbizotëroi shfaqjet e modës pranverë-verë 2021. Sot, kjo pamje është shumë individualiste dhe merr forma të ndryshme: Por kur dhe si filloi.
“Cat-eye” është padyshim një ndër tendencat e make-up që i ka rezistuar viteve. Kjo pamje sensuale është kthyer në një stil të veçantë falë disa personazheve të shquar, që nga mbretëresha e Egjiptit të Lashtë tek drejtuesit e shtëpive të njohura të modës përfshirë Dior, Valentino dhe Chloé.
Origjina e “cat-eye”
“Cat-eye” daton që nga Egjipti i Lashtë, një trend i popullarizuar nga figura historike si Nefertiti dhe më vonë, Kleopatra , që përdornin xeheror bakri dhe malakit për të krijuar vija të trasha nga syri drejt flokëve. Besohet se gratë egjiptiane aplikonin këtë formë për të larguar shpirtrat e këqinj.
Një rishfaqje në vitet 1920
Në botën perëndimore, historia e “cat-eye” që ne njohim fillon në vitet 1920 , falë artistes franceze Josephine Baker, e cila përdori pamjen gjatë shfaqjeve të saj të vallëzimit. Gjithashtu aktoret Louise Brooks dhe Greta Nissen e përdorën atë për paraqitjet e tyre në tapetin e kuq, duke e kombinuar atë me qerpikë voluminozë dhe vetulla të holla.
U rikrijua nga ikonat e mesit të shekullit
“Cat-eye” ishin stili i momentit në vitet ’50 dhe ’60. Vitet 1950 panë “lulëzimin” e make up-it dhe shpikjet e eyelinerit të lëngshëm. Kjo risi ndihmoi në përcaktimin e një epoke të re të bukurisë. Në Itali, disa nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë të viteve ’60 magjepsën audiencën me versionin e tyre.
Një përhapje e shpejtë falë muzikës dhe kulturës rinore
Tendenca “cat-eye” mori një kthesë në vitet 1970 dhe 1980, falë shpërthimit të kulturës rinore. Me ardhjen e viteve 2000, kjo tendencë u nda në dy fraksione. Amy Winehouse miratoi versionin klasik duke e ekzagjeruar, me një vijë që shkonte përtej vetullave. Të famshëm të tjerë preferuan një version më delikat, si Lauren Conrad në reality show amerikan “The Hills”.
Rikthimi në pasarela
Aktualisht, artistët e make-up si Pat McGrath, Fatima Thomas dhe Isamaya Ffrench po rafinojnë formën për gjeneratën e re. Në shfaqjen Chloé Spring Summer 2021, Mcgrath krijoi një “cat-eye” sensuale dhe të zgjatur, i cili shtrihej nga fundi i syrit. Artistët e make-up-it po e çojnë vëmendjen në një tjetër nivel, duke e bërë atë të përshtatshëm në përputhje me gjendjen shpirtërore të personit. /abcnews.al