Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujeve, ku babë e birë nga Llapi kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ui cili përmes një postimi në rrjetin social ka ngushëlluar familjen Rrahimi që i ndodhi fatkeqësia.
Rudari ndër të tjera në postimin e tij ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen sa më shumë për shmangien e daljeve të panevojshme si dhe mbajtjen e higjienës.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shdërruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme./ abcnews.al