Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata liron 72-vjeçarin në Sarandë

schedule20:18 - 16 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 16 Nëntor, 2020

Gjykata e Sarandës ka liruar 72-vjeçarin Bajram Tusha, i akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Gazetarja Silvi Sulaj raporton për abcnews.al se gjykata ka zëvendësuar masën e sigurisë për Tushën nga “arrest ne burg” ne “arrest në shtëpi”.

Një vajzë 17-vjeçare denoncoi në polici 72 vjeçarin në prill të këtij viti, duke pohuar se kishte abuzuar seksualisht me të që kur ka qenë 9 vjeçe

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik disa muaj më parë. Nga dosja e prokurorisë bëhej me dije se me të miturën kishin abuzuar edhe dy persona të tjerë.

LEXO EDHE: “Hë mo ç’do themi”: Del përgjimi mes 72-vjeçarit dhe të akuzuarit tjetër që abuzuan me minorenen

Vajza është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha, ndërsa në dosje thuhet se me këtë të fundit familja e saj ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie.

Gjatë hetimit është bërë dhe një përgjim ambiental, ku u mbledhën prova, të cilat çuan në arrestimin e të moshuarit.

Ndërkohë një version tjetër i historisë pretendohej asokohe nga prindërit e 17 vjeçares. Në një prononcim për mediat ata u shprehën se vajza është manipuluar nga i dashuri i saj, duke mohuar kështu se e bija është abuzuar seksualisht nga 72-vjeçari Tusha.

LEXO EDHE: “I dhanë pije dhe i vunë aparat në kokë”: Trondisin prindërit e 17 vjeçares së abuzuar në Sarandë

Ky i fundit i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërkohë gjykata tashmë ka vendosur lirimin e tij nga qelia. g.v/abcnews.al