Fondi 12 mln dollarë për ilaçet anti-Covid, Tomorri: Mjaftojnë për 10 mijë pacientë

schedule19:48 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:48 - 16 Nëntor, 2020

Gazetari Klodian Tomorri në një intervistë për kolegen Jonida Shehu në studion e Radarit Informativ në “ABC” ka analizuar hapat e qeverisë për përballimin e pandemisë dhe rimbursimin e ilaçeve që përdoren për trajtim nga të infektuarit me Covid-19. Tomorri tha së në rast se spitalet do të mbingarkohen, qeveria do të detyrohet të marrë masa për të mbyllur ekonominë dhe më pas rimbursimin e atyre që preken nga këto masa. Ai u ndal te fondi prej 12 milionë dollarësh, duke nxjerrë në pah nevojën e një tjetër fondi shtesë pasi ajo do të mjaftonte vetëm për 10 mijë pacientë.

“Në rast se spitalet do të mbingarkohen qeveria duhet të marrë masa për të mbyllur ekonominë. Atëherë me çfarë fondesh do rimbursohen ata që preken nga kjo masë. Kjo është në rast se qeveria do të detyrohet të marrë masa. Mund të ketë edhe mbyllje të pjesshme si në vendet e tjera të Europës. Ajo që dimë është se komisionin parlamentar të ekonomisë është miratuar një fond për rimbursimin por mënyra nuk është e qartë.

A mjaftojnë 1.2 mld lekë për të gjithë ata që do të preken nga virusi. Sipas skemave flasim për një kosto mesatare për pacientë të prekur me Covid-19. Në fondin që ka miratuar qeveria sot do të mjaftonte për të rimbursuar kostot për 10 mijë pacientë. Buxheti mund të rishikohet në çdo moment por kam përshtypjen se skema është vetëm për rimbursim barnash sepse për ata që kanë pasoja të rënda shkojnë në spital dhe aty ilaçet paguhen nga shteti.

Nuk jam mjek të them sa shkon kostoja e një pacienti me COVID që nuk shkon në spital por besoj se 10 mln euro do të jenë të mjaftueshme për muajt e parë të vitit. Pastaj nëse kemi rritje rastesh buxheti mund të rishikohet. Unë e thashë që në fillim që ky është një buxhet optimist. Ka një supozim të fortë dhe projekton një rritje ekonomike. Është një buxhet me rritje optimiste të të ardhurave. Nëse të ardhurat nuk realizohen atëherë qeveria duhet të rrisë borxhin”, tha Tomorri në ABC./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!