Biseda në studion e ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi u ndal gjerësisht në të ashtuquajturën tolerancë. Personazhet publike të fushave të ndryshme ndanë mendimet e tyre në lidhje me këtë.
Aktivistja Sevim Arbana tha se në Shqipëri nuk ka tolerancë, pasi etiketimet fyese që i shprehin njerëzit njeri-tjetrit janë të përditshme dhe të shumta.
“Këtu është një hata e madhe të plakesh, është hata e madhe të mos jesh i bukur. Një grua kur do ta shashë i thua: Hajdute, prostitutë, plakë! Këto janë të sharat që i bëjnë femrave”.

Në këtë logjikë argumentimi pedagogia Iris Luarasi pohoi se brenda shoqërisë është vetëm një grup njerëzish që janë tolerante. Sipas saj, kjo nuk është vetëm një tendecë shqiptare, por ndodh edhe në botë.
“Një grup njerzish brenda shoqërisë janë tolerantë dhe pjesa tjetër, e cila nuk ndodh vetm në Shqipëri. Unë mendoj se e gjithë bota është pak me sofistikuar”.
Nderkohe Altin Hazizaj nenvizoi se njerezit vazhdojne jetojne ende per botën.

