FSHF së fundmi ka vendosur të organizojë një kurs specializimi për përgatitës atletik. Të gjithë të interesuarit ftohen vazhdimisht të aplikojnë, ndërkohë që udhëheqësi i këtij kursi do të jetë profesori i njohur italian, Luigi Febbrari.
Për të inkurajuar akoma më shumë të interesuarit FSHF fton personazhe me influencë të madhe ne futbollin botëror, të shprehin rëndësinë e përgatitësit atletik në futboll. Sot ishte radha e legjendës së Interit dhe zëvendës presidentit aktual të zikaltërve, Javier Zanetti.
“Përshëndetje të gjithëve! E vlerësoj shumë faktin që po zhvillohet një kurs i tillë në Shqipëri sepse mendoj se përgatitja fizike është diçka shumë e rëndësishme për të gjithë sportistët”, u shpreh Zanetti. /abcnews.al