VIDEO/ Humbje e pamerituar në Slloveni, Kosova thyhet nga një penallti

schedule22:42 - 15 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 15 Nëntor, 2020

Kosova zhvilloi një ndeshje shumë të bukur në Lubjanë përballë Sllovenisë, krijoi disa raste të rrezikshme, shënoi me anë të Vedat Muriqit, por në fund nuk ia doli të evitonte humbjen.

 

2-1 u mbyll takimi ndaj Sllovenisë vendase, me dardanët që mbeten në vend të tretë të grupit 3 te Nations League. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 58-të.

Nations League, grupi 3
Slloveni-Kosovë 2-1
(Kurtic 63′, Ilicic (pen) 90+4′ / Muriqi 58′)

Aksion fantastik i djemve të Muharrem Sahitit (zëvendëson në stol Challandes e infektuar me Covid-19), kombinime të bukura mes Valon Berishës, Bernard Berishës dhe gol i Vedat Muriqit.

Rrjeta e nëntë me Kosovën për “gjigantin” e Lazios. Reagimi i vendasve nuk mungoi dhe pesë minuta më vonë u rikthye baraspesha. Petar Stojanovic nuk u ndalua nga asnjë mbrojtës dhe dhuroi një asist për Kurtic.

 

Mesfushori i Parmës tregoi klas, duke shënuar me finte. U duk se ndeshja do të mbyllej në barazim, por minuta e katërt shtesë solli një penallti për Slloveninë. Josip Ilicic nuk gaboi përballë Arijanet Muric, dërgoi topin në rrjetë dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme kombëtares së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!