Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, ka patur sërish të ftuar në emisionin e tij në “Instagram”, Antonio Cassanon. Ish-lojtari i Milanit dhe Interit u pyet për tema nga më të ndryshmet, ku si gjithmonë nuk munguan përgjigjet e tij të sinqerta. Totti, me COVID, Messi apo Barcelona, largimi i Suarez nga Barcelona, por edhe Champions e Interi ishin në fokusin e dy ish-futbollistëve
TOTTI – “Më thoshte që Coronavirus nuk kishte shans ta kapte, por e bëri në brekë nga frika, e zuri Covid dhe qëndroi mbyllur në shtëpi për 10 ditë”.
MESSI APO MARADONA – “Rekordi i të gjithë kohërave në Argjentinë i finaleve të luajtura dhe golave të shënuar i takon Messit. Leo ka shënuar 70 gola për ekipin kombëtar, ndërsa Maradona pak më shumë se 30. Duhet theksuar se Messi gjithmonë ka luajtur me sulmues të shkëlqyer si Higuain e të tjerë, por kurrë me mbrojtës apo portierë të shkëlqyer”.
CHAMPIONS LEAGUE – “Këtë sezon shikoj Bayern Mynich dhe Liverpool pak më lart se ekipet e tjera. Barcelona gjithmonë e ka një shans me Lionel Messin në skuadër. Por, edhe Manchester City do të arrijë diçka të rëndësishme në Europë, herët apo vonë”.
LUIS SUAREZ – “Nuk më pëlqeu fare që e larguan atë. Kjo ishte çmenduria e radhës te Barcelona. Ai shënoi 350 gola në gjashte vite. Dhe tani vendosin Griezmanin si sulmues qendre. Nuk i kuptoj”.
INTERI DHE CONTE – “Unë i thashë Piero Ausilios katër muaj më parë të monitoronte trajnerin e Real Sociedad, Algucialin. Më pas ai më dha të drejtë. Algucial është një trajner me ide dhe personalitet, këto cilësi që nevojiten ditët e sotme”, përfundon Cassano, duke dhënë një mesazh indirekt rreth stolit zikaltër. /abcnews.al