Nga liqeni pa maskë, Kastriot Islami u konfliktua me policët: Nuk kam dokument me vete

schedule21:14 - 14 Nëntor, 2020

schedule 21:14 - 14 Nëntor, 2020

Ish-deputeti Kastriot Islami po mbahet prej disa orësh në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë pasi u shoqërua nga uniformat blu sepse kishte dalë nga Liqeni Artificial pa maskë.

Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk ka pasur me vete dokumentin e identifikimit. Islami është shprehur se nuk mban mjet identifikimi me vete kur del nga Liqeni për aktivitet fizik.

Në momentin e ndalimit, policia i ka vënë në gjobë dhe e kanë marrë në pyetje sërish. Në atë moment Islami i ka ofenduar punonjësit e policisë. Burime bëjnë me dije për ABC se tashmë uniformat e policisë do ta procedojnë Islamin për kundërshtim të forcave të Policisë./mv.abcnews.al