Ortakët dhe aksionerët përgjegjësi për borxhet e kompanive, avokatja: Udhëzimi ka paqartësi

schedule15:49 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:49 - 14 Nëntor, 2020

Nga Erblina Mile

Llogaritë bankare  të  ortakëve  dhe administratorëve të  një biznesi do të bllokohen nëse kompania nuk do të shlyej  në kohë detyrimet  tatimore. Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin e procedurave tatimore   ku parashikohet që borxhi i kompanisë në rast se nuk shlyhet i  transferohet  edhe aksionerëve dhe administratorit.

Avokatja Joana Qeleshi sqaron se ky udhëzim është i paqartë dhe krijon hapësira për keqinterpretim.

“Për sa kohë udhëzimi nuk e ka trajtuar qartë këtë gjënë administrata tatimore nëse do të zbatohen në përditshmërinë e tyre vetëm në parashikimin e udhëzimit mund të ndodhemi në një situatë ku në mënyrë të gabuar edhe të paligjshme të bllokohen edhe llogaritë e ortakëve. Efekti që kjo mund të sjellë nga njëra anë për ata që janë ortakë apo aksionerë, do të ishte e udhëz që vetë ministria të shihte këtë parashikim të udhëzimit pasi në të kundërt mund të bëhet shkak për procese gjyqësore”, thotë avokatja.

Sipas avokates Joana Qeleshi është e domosdoshme që ministria e financave të rishikojë dhe njëherë këtë udhëzim pasi bllokimi i llogarive të ortakëve apo administratorit duhet te vij vetëm pasi është verifikuar  abuzimi nga një proces gjyqësor.

“Ligji për Shoqëritë Tregtare ka bërë një përjashtim nga ky rregull. Dhe në nenin 16 të këtij ligji parashikohet që përjashtim nga ndarja e përgjegjësisë personale të ortakut për detyrimet e shoqërisë është ajo që quhet ‘shpimi i vellos së kompanisë’ apo rastet ku vërtetohet që ortakët kanë një abuzim me fondin e shoqërisë”, shprehet avokatja.

Edhe pse ka vetëm dy ditë që është miratuar mësohet se ky udhëzim ka nisur të zbatohet në mënyrë abuzive në disa subjekte duke mos respektuar as procedurën e vetë udhëzimit të ri për të  përfunduar fillimisht procedurën me subjektin tatimor. /abcnews.al