Rama: Ministrat po kurohen këtu nga koronavirusi, asnjë nuk ka shkuar në Turqi

schedule15:48 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:48 - 14 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama u kthyer përgjigje atyre që e akuzojnë se zyrtarët e lartë të prekur me koronavirus janë dërguar për mjekim në Turqi. Ai tha se ministrat po kurohen në Shqipëri.

Cilët politikanë çojmë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, as  ministrja e Financave, as Blendi Klosi. Ne nuk mund të ndalojmë, askënd që të shkojë edhe në Turqi, por anëtarët e qeverisë janë këtu të gjithë. Ca e kanë kaluar dhe janë duke e kaluar dhe nëse do të jetë nevoja do të shkojnë në spitalin publik. Shefja e epidemiologjisë së Shqipërisë, Silva Bino e pati në gjendje të rëndë, nuk iku në Turqi e kaloi në spitalin Infektiv.

Nuk ka mundësi? Patjetër që ka. Por pse shkoi te Infektivi? Duke qenë në brendësi të të gjitha e di se nuk ka në Turqi më shumë sesa këtu dhe e di shumë se mjekët dhe infermierët tanë janë heronj. Nuk ka pyll pa derra, ka derra në parlament, opozitë, në cdo fushë, edhe mes mjekëve dhe infermierëve, por e them me përgjegjësi, por shumica dërrmuese e mjekëve shqiptarë janë absolutisht në lartësinë e detyrës” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!