Çfarë të hamë para se të bëjmë aktivitet fizik?

schedule11:38 - 14 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 14 Nëntor, 2020

Një nga problemet më të zakonshme për një sportist ka të bëjë me ushqyerjen që duhet të ketë para se të fillojë stërvitjen. Shpesh atletët ndjekin këshilla që janë më shumë legjenda metropolitane sesa praktika korrekte ushqimore.

Në përgjithësi, rregullat e arta për t’u ndjekur sugjerojnë që tre orë para se të fillojë aktiviteti fizik të konsumohet një vakt i pasur me karbohidrate komplekse, preferohet me praninë e pakët të fibrave dhe me mungesë të yndyrnave dhe proteinave komplekse, për të mos zgjatur procesin e tretjes.

Një shembull i mirë është pjata klasike me oriz apo buka integrale me marmelatë. 2-3 orë para stërvitjes duhet të hidratohemi duke konsumuar lëngje, çka duhet të përfundojë 30 minuta para fillimit të aktivitetit në mënyrë që mos jemi me fshikëzën plot gjatë sportit.

Rreth gjysëm ore para është me vlerë të përsërirtet marrja e karbohidrateve jo-komplekse që në këtë rast mund të jenë pluhurat intregrues (të studiuar), por dhe mjaltë ose reçel.

Stërvitje të mbarë!

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!