Shkalla e vdekshmërisë ka rënë me gati një të tretën që nga prilli për shkak të trajtimit të përmirësuar, sipas studiuesve në Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 0.6% e njerëzve të infektuar me virus humbin jetën, krahasuar me rreth 0.9% në fillim të pandemisë, ka deklaruar drejtori i IHME, Christopher Murray.
Ai tha se statistikat pasqyrojnë faktin se mjekët kanë zbuluar mënyra më efektive për të trajtuar pacientët, duke përfshirë përdorimin e holluesve të gjakut dhe oksigjenin. Janë identifikuar gjithashtu edhe trajtime efektive, siç është deksametazoni gjenerik steroid.
Sipas studimit të moshuarit kanë një përqindje më të lartë vdekshmërie në krahasim me të rinjtë.
“Ne e dimë që rreziku është thellësisht i lidhur me moshën. Për një vit diferencë të moshës, rreziku i i vdekshmërisë rritet me 9%”, ka thënë më tej Murray.
Instituti Seattle, ka përcaktuar gjithashtu që shkalla e vdekshmërisë për COVID-19 është më e rrezikshme te personat që janë mbipeshë. Por pavarësisht këtij studimi pozitiv, numri i rasteve në rritje dhe shtrimet në spital kanë shënuar rritje në shumë vende javët e fundit./abcnews.al