Një tjetër lojtar i Interit me Covid-19. Marcelo Brozovic është lojtari që ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer.
Mbrojtësi Domagoj Vida luajti i infektuar në pjesën e parë të miqësores Turqi-Kroaci (3-3) të ditës së mërkurë.
Një situatë e tillë detyroi të gjithë pjesëtarët e nënkampionëve të botës t’i nënshtroheshin testeve të koronavirusit.
Brutte notizie per l’#Inter. #Brozovic positivo al #coronavirus dopo i test svolti nel ritiro con la #Croazia https://t.co/74O82sMRJs
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 13, 2020
Përgjigjet kanë dalë dhe përveç mesfushorit të Interit ka rezultuar pozitiv edhe një anëtar i stafit teknik të kombëtares ballkanase.
Brozovic ka nisur menjëherë karantinën dhe Kroacia duhet të bëjë pa shërbimet e tij për dy takimet e Nations League me Suedinë dhe Portugalinë. /abcnews.al