Ditën e sotme u sekuestruan në portin e Durrësit rreth 300 mijë euro në 2 kamionë, një person u arrestua, shoferi Ferdinant Murikaj, ndërsa në kërkim u shpall pronari i firmës që transportonte makinat nga Italia, Erjon Jovani.
Por cili është ai? “ABC” ka siguruar foton e Jovanit, ndërsa mëson edhe të kaluarën e tij, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2016, pra 4 vite më parë për trafik droge.
Erjon Jovani, asokohe 32 vjeç, u arrestua si i dyshuar se ishte i përfshirë në trafikimin e 190 kg kanabis drejt Italisë, që u sekuestruan në portin e Durrësit.
Droga u zbulua në një kamion, që drejtohej nga Erblin Tuka pas kontrollit me skaner. Policia deklaroi 4 vite më parë se Erjon Jovani ishte pronari i kamionit dhe në bashkëpunim Erblin Tukën tentuan të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike./ db/Abcnews.al