Nga Glidona Daci
Zbardhet vendimi i gjykatës Administrative të Apelit që riktheu në garë për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Petron. Petro kishte paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara për kushtetuese.
Sipas Apelit vendimi i KED për ndalimin e kandidimit të Petros është nxjerrë në shkelje të rëndë të procedurave ligjore. Për shkak se relatori, i çështjes nuk e ka njoftuar për përfundimin e hetimit administrative dhe për rezultatet e verifikimit. Petros i është mohuar e drejta për të bërë mbrojtjen e për të dhënë shpjegime në lidhje me gjetjet e Këshillit.
Apeli Administrativ, ka konstatuar se KED ka vendosur ndalimin e kandidimit për Petron për mosplotësimin e kushtit ligjor që lidhet me kontrollin e pasurisë. Këshilli ka theksuar në vendimin për skualifikim se kandidatja Peto kishte problem me deklarimin e pasurisë./ db/Abcnews.al


