Vijon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Itali.
Në bazë të të dhënave të njoftuara nga autoritetet e shëndetit në vend, në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan 40,902 raste të reja me koronavirus. Kështu, në total, numri i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 1.1 milion.
Kurse, personat që nuk ia dolën të mundin sëmundjen për sot janë 550. Në total bilanci i rasteve fatale shkon në 44.139.
Numri i të shëuarve për sot ishte 11,480 ndërsa totali rritet në 399.238. s.b/abcnews.al/


