Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo mbrëmjen e djeshme u dërgua në Itali për mjekim të specializuar pasi rezultoi me koronavirus. Frendo u transportua një avion të Forcës Ajrore Italiane, i vendosur në një kapsulë, njëlloj si Kryepeshkopi Janullatos.
Aktualisht George Frendo ndodhet në një spital në Bari ku po kurohet. Ai u infektua disa ditë më parë, më pas mbrëmë fillimisht me rekomandim të mjekëve u transportua në spital në Tiranë më pas drejt Italisë./ db/Abcnews.al