Vdes nga Covid-19 vrasësi serial i Britanisë së Madhe

schedule09:55 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:55 - 13 Nëntor, 2020

Peter Sutcliffe, vrasësi serial i Yorkshire, ka vdekur në spital, tha një zëdhënës i Shërbimit të Burgut në Britani.

Sutcliffe ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun Frankland në County Durham për vrasjen e 13 grave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjera në fund të viteve 1970.

LEXO EDHE: Infektohet me koronavirus vrasësi serial në Britani, futet në izolim

Ai vdiq në spitalin Universitar të Durhamit të Veriut. Sky News raporton se Sutcliffe u dërgua atje pasi u infektua Covid-19.

74-vjeçari u shtrua në s[ital 28 Tetor, me probleme të dyshuara të zemrës. Më pasi ai u kthye në burgun “HMP Frankland” dhe javën e kaluar filloi të shfaqte simptoma të Covid-19.

Ai kishte probleme me mushkëri dhe nuk kishte pranuar të merrte trajtim për COVID-19. Sutcliffe u gjend i vdekur rreth orës 1:10, pa ndonjë person afër shtratit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!