Uji i orizit ka shumë përfitime që ndoshta nuk i dinit, për flokët, fytyrën dhe lëkurën tuaj në përgjithësi.
Sipas HealthLine, orizi është një drithë i pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale.
Të gjithë këto ushqyes transferohen në ujin ku ai zjehet gjatë gatimit. Kjo është arsye përse këshillohet të përdoret ujin e orizit për shëndetin e lëkurës.
Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk.
Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.
Në këtë mënyrë uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrrat. l.k/abcnews.al