Mësimi nga ekrani, Kushi takon mësuesit: Puna e tyre vazhdon pa ndërprerje

schedule08:36 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 13 Nëntor, 2020

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë, ka vlerësuar kontributin e tyre të veçantë të dhënë për nxënësit në të gjithë vendin.

“Me bindje e them se kontributorët e ‘RTSH Shkollë’ do të mbahen mend gjithmonë si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me gërma të arta”- është shprehur ministrja.

“Mirënjohje pa kufi për përkushtimin e pashoq dhe faleminderit me zemër për sakrificat tuaja!”- shkruan ajo në një status në rrjetin social.

Më tej ministrja shton se që në fillim të pandemisë, e ka admiruar punën, sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve të ‘RTSH Shkollë’. Në një kohë që të gjithë rrinin brenda, mësuesit u angazhuan maksimalisht në xhirimin e orëve mësimore për nxënësit që të mos ndalonte në asnjë moment procesi mësimor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!